LAMM: Prej sot regjim i posaçëm komunikacioni për automjetet e rënda - Bota Sot
LAMM: Prej sot regjim i posaçëm komunikacioni për automjetet e rënda

Maqedonia

LAMM: Prej sot regjim i posaçëm komunikacioni për automjetet e rënda

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 21:53
Ilustrim

Prej sot në mëngjes filloi të zbatohet regjimi i përkohshëm i komunikacionit në periudhën verore nga 01.07 deri më 31.08 në rrugët shtetërore të Republikës së Maqedonisë të Veriut me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe gjatë ditëve kur ka temperatura ekstrem të larta.

Nga LAMM kumtuan se ndalesa për automjete të rënda transportuese është për të premten nga ora 17:00-22:00, të shtunën nga ora 09:00-18:00 dhe të dielën nga ora 09.00-22:00.

Në periudhat me temperatura të larta ekstreme, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

Kufizimi nuk vlen për automjetet të cilat transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithërave dhe mallra që prishen lehtë, naftë dhe derivate të naftës, transportin e materialeve të rrezikshme dhe automjeteve të cilat bëjnë transport për kompani të cilat kanë lidhur marrëveshje për kryerjen e projekteve në rrugët shtetërore me NP për Rrugët shtetërore.

Prej sot ka filluar të zbatohet regjimi i përkohshëm i komunikacionit në periudhën verore nga 01.07 deri më 01.09 në rrugën magjistrale A2 aksi Shkup-Ohër-Shkup me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masave e të cilave kalon mbi 7,5 tonë gjatë fundjavave.

Intervalet kohore janë e premte 15:-22:00, e shtunë nga ora 07:00-12:00 dhe nga ora 18:00-24:00 dhe e diel nga ora 07:00-22:00.

Ky regjim i posaçëm komunikacioni vendoset gjatë verës me qëllim që të shmanget ngecja në komunikacion në akset rrugore drejtë vendeve më të vizituara turistike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat