Nga 13 korriku linjë ajrore Shkup – Zagreb - Bota Sot
Nga 13 korriku linjë ajrore Shkup – Zagreb

Maqedonia

Nga 13 korriku linjë ajrore Shkup – Zagreb

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:12
Foto Ilustrim

Aviokompania shtetërore e Kroacisë, ‘Croatia Airlines’, publikoi fluturimet për muajin korrik. Aty shihet se nga mesi i muajit korrik vendoset linjë ajror nga Zagrebi për në Shkup.

Linja Zagreb – Shkup vendoset përsëri nga 13 korriku me dy fluturime në javë, çdo të hënë dhe të premte, ndërsa nga 22 korriku do të ketë edhe dy fluturime edhe atë çdo të mërkurë dhe të diel.

Aeroplanët e kësaj linje janë A319 me 144 ulëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat