Virusi zhvendos katër vendvotime në Strumicë - Bota Sot
Virusi zhvendos katër vendvotime në Strumicë

Maqedonia

Virusi zhvendos katër vendvotime në Strumicë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:43
Foto Ilustrim

Katër vendvotime në komunën e Strumicës do të zhvendosen në lokacione të tjera, pasi ato nuk i plotësojnë kushtet sipas protokolleve shëndetësore për zgjedhjet e planifikuara për më 15 korrik, informoi Tomislav Andreev, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.

“Nga gjithsej 83 vendvotime në komunën e Strumicës, vetëm katër nuk i plotësojnë kushtet e votimit sipas protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19. Ata janë zhvendosur, ndërsa në 79 të tjerat, ka kushte për zhvillimin normal të procesit zgjedhor”, shton Andreev.

Ai sqaroi se lokacionet e reja për katër vendvotimet do të shpallen më së voni deri nesër dhe qytetarët do të informohen me kohë kur do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Në komunat e tjera të rajonit të Strumicës, vendvotimet mbeten të pandryshuara. Në Vasilevë, Bosilovë dhe Novo Sellë, votimi zhvillohet në 57 vendvotime dhe të gjitha plotësojnë kushtet e votimit sipas protokolleve shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat