Zaev: Integrimi i Maqedonisë së Veriut ndaj BE-së po shpejton, vijon fillim formal i negociatave - Bota Sot
Zaev: Integrimi i Maqedonisë së Veriut ndaj BE-së po shpejton, vijon fillim formal i negociatave

Maqedonia

Zaev: Integrimi i Maqedonisë së Veriut ndaj BE-së po shpejton, vijon fillim formal i negociatave

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:34
Zoran Zaev

Lajmi se Komisioni Evropian dje e konfirmoi propozimin për kornizën negociuese për anëtarësim në BE dhe e dorëzoi në shqyrtimin deri tek anëtaret shtetërore, edhe njëherit konfirmon se hapërojmë përpara përmes rrugës që e kemi vizatuar.

Maqedonia e Veriut shkon edhe më afër Unionit, integrimi i vendit po shpejton, deklaroi sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev me rastin e dorëzimit të propozim kornizës negociuese në Këshillin e BE-së.

“Ky lajm vjen pas 19 viteve të plota nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim si hap i parë ndaj integrimit ndaj BE-së, 15 vjet nga marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, pas 11 rekomandimeve pozitive për fillimin e negociatave dhe pas vendimit historik të KE-s për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE më 26 mars të këtij viti”, tha Zaev.

Shprehu pritje se javën e ardhshme të fillojë diskutimi sipas kornizës për negociata në nivel të ekspertëve dhe, siç tha, në periudhën para nesh korniza të miratohet nga anëtarët shtetërorë, me çka negociatat edhe formalisht do të mund të fillojnë.

“Dita e djeshme është vetëm një konfirmim i fuqishëm se atdheu ynë me siguri hapëron në rrugën evropiane, rrugë e cila sjell reforma esenciale, qeverisje të të drejtës, zhvillim ekonomik, mjedis të shëndetshëm jetësor, bujqësi të fuqishme dhe shanse për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, këtu-në vend. ky është proces që na e sjell BE-ja në vend. Me hapjen e negociatave ne fillojmë fazë të re nga avancimi ynë, fazë të re nga europianizmi”, ka thënë Zaev.

Shprehu falënderim për kryeismin historik kroat me BE-në, që, siç tha, na e solli vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim në mars të këtij viti.

Zaev shtoi se ky është proces shumë serioz i cili mund ta udhëheq vetëm qeverinë politike, Qeverinë proevropiane, qeverinë demokratike të udhëhequr nga LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi”. Dëshmuam se dimë dhe guxojmë ta udhëheqim shtetin përmes rrugës së vërtetë nëpër ujëra stabile dhe të sigurta, në rrugë të zhvillimit të vazhdueshëm, stabil dhe demokratik.

Bëri thirrje më 15 korrik masivisht të dilet në votim dhe të jepet mbështetje, siç tha, që kjo rrugë dhe ky tregim i suksesshëm të vazhdojë me sukses për të gjithë qytetarët, për të gjithë ne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat