Antonio Milloshoski shërohet nga COVID-19 - Bota Sot
Antonio Milloshoski shërohet nga COVID-19

Maqedonia

Antonio Milloshoski shërohet nga COVID-19

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:52
Antonio Milloshovski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshovski, në rrjetet sociale ka njoftuar se në dy testet e fundit për coronavirus ka rezultuar negativ.

“Të nderuar miq, edhe në mostrën e dytë laboratorike rezultati është negativ. Shpresoj që ditët e ardhshme të jenë të suksesshëm dhe së shpejti të shihemi në gjendje të mirë shëndetësore. Edhe kjo do të kalojë, pastaj në radhë është ripërtëritja. Çdo të mirë”, ka shkruar Milloshoski në Facebook.

Ai të martën u shtrua në Klinikën Infektive në Shkup, për shkak të rritjes së temperaturës trupore.

Edhe nëna e tij ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat