Mos-riparimi i rrugës në Fushë Topanë revolton banorët, Komuna arsyetohet me pandeminë - Bota Sot
Mos-riparimi i rrugës në Fushë Topanë revolton banorët, Komuna arsyetohet me pandeminë

Maqedonia

Mos-riparimi i rrugës në Fushë Topanë revolton banorët, Komuna arsyetohet me pandeminë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:07
Foto Ilustrim

“Për më shumë se katër javë gropat në rrugët e lagjes Fushë Tophanë në Komunën e Çairit po qëndrojnë të hapura. Kjo sipas qytetarëve të Çairit është e pa tolerueshme”.

Qytetarët ankohen se këto gropa shkaktojnë kaos në komunikacion duke vënë në rrezik edhe banorët e kësaj lagje.

“Çdo automjet i dytë këtu është dëmtuar, por kush do ti kompensojë, askush, vetëm Zoti na qoftë në ndihmë”.

“Fëmijët nuk kanë ku të kalojnë. Ndoshta presin të afrohen zgjedhjet dhe të votojnë. Për interes”.

“Gropa kemi gjithkund. Të ecësh këmbët do t’i thyesh, Fushë Tophana nuk pastrohet fare, as parkingjet at parqet”.

Nga Komuna e Çairit arsyetohen se puna është bllokuar për shkak të pandemisë.

“Arsyeja e vonesës së realizimit të punimeve qëndron në faktin se dinamika e realizimit të punëve është ndikuar nga situata me virusin Covid 19, gjatë së cilës operatori i angazhuar ekonomik për kryerjen e punimeve është detyruar të punojë me numër të reduktuar të të punësuarve në terren”, njoftojnë nga Komuna e Çairit.

Pasi ekipi i Televizionit Alsat kishte mbërritur në këtë lagje, pas një muaji u aktivizuan edhe makineritë për asfaltimin e gropave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat