Bilanci i sotëm me COVID-19 në Maqedoni: 15 viktima, 173 raste të reja, 150 të shëruar - Bota Sot
Bilanci i sotëm me COVID-19 në Maqedoni: 15 viktima, 173 raste të reja, 150 të shëruar

Maqedonia

Bilanci i sotëm me COVID-19 në Maqedoni: 15 viktima, 173 raste të reja, 150 të shëruar

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:52
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1653 teste për coronavirus, ndërsa 173 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 75, Kumanovë-9, Dibër-6, Shtip-8, Prilep-6, Tetovë-9, Strugë-14, Veles-3, Ohër-10, Kavadar-3, Gostivar-7, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Krushevo-1, Koçani- 4, Probishtip-1, Berovë-1, Valandovo-1, Shën Nikole-6, Kërçovë-3, Resnjë-3.

Janë regjistruar edhe 15 viktima, që paraqet numër rekord sa i përket vdekjeve brenda një dite. Tetë prej viktimave janë nga Shkupi, dy nga Tetova, Struga dhe Gostivari dhe një nga Ohri.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 150 pacientë të shëruar. Prej tyre nga Shkupi janë 105, Tetova-12, Struga-10, Kumanova-1, Shtip-7, Veles-1, Ohri-4, Gostivar-1, Strumica-1, Koçani-5, Probishtip-1, Negotina-3.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 6625, prej të cilëve 2748 janë shëruar, ndërsa 321 kanë ndërruar jetë. Momentalisht raste aktive janë 3556.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat