Deponia në Likovë, problem i pazgjidhur

Maqedonia

Deponia në Likovë, problem i pazgjidhur

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:19
Deponia në Likovë

“Problemi i deponisë jolegale në hyrje të komunës së Likovës mbeti i pazgjidhur, edhe përskaj faktit që BDI për vite me radhë kishte pushtetin lokal, ndërsa në nivel qendror udhëhiqte me Ministrinë e ambientit jetësor. Këto mbeturina të cilat kundërmojnë erë të keqe në një perimetër të gjerë janë pjesë e pandashme e banorëve, madje edhe në kulmin e pandemisë, COVID 19”.

Banorët thonë se virusi kalon, por problemi me mbeturinat mbetet.

“Gjithmonë me virus prej asaj kemi qenë. Duhet të hiqet, prej asaj më shumë merren sëmundjet sesa prej këtij virusit. Kjo e ka një shërim. Atë e kemi tërë jetën aty”.

Banorët e Orllancës, Grushinës dhe Nikushtakut ankohen për dëmet, duke theksuar se BDI-ja e cila tani iu kërkon vota për ta bërë kryeministrin shqiptar, asnjëherë nuk iu ka dalë në ndihmë.

“Pengon sepse ka erë, qese najloni, lloj-lloj ngordhje, mbeturina, të gjitha të këqijat janë aty. Dhe çdo herë që fryn erë vjen këtu në fshat.”

“Prej Llojani, Vaksince i sjellin këtu mbeturinat. Kanë fshatrat tjera gropa, Orizarja, Sllupçani le ta hedhin në vendin e vetë”.

“E kam pronë të babës, unë nuk marrë asgjë, kam lëshuar letra, kjo po shkon në linja partiake si të them” .

Kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se deponia do të mbyllet pasi të ndërtohet fabrika për riciklimin e mbeturinave të rajonit veri-lindor.

Jemi në fazën finale për ekspropriimin e atyre pronave. Ajo deponi duhet të mbyllet pasi të aktivizohet deponia në Kumanovë, apo fabrika për reciklimin e mbeturinave. Rreth dy vjet duhet kohë derisa të ndërtohet objekti i cili është paraparë në mes komunës së Kumanovës dhe Nagoriçanit të Vjetër – deklaroi Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat