ASH: BDI po keqpërdorë pushtetin në fushatë

Maqedonia

ASH: BDI po keqpërdorë pushtetin në fushatë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:21
ASH

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi përmes një postimi në facebok ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e shkollës fillore, “Naim Frashëri” në Reçicë të vogël në Tetovë. “Atë që e premtojmë edhe e bëjmë”, ka shkruar kryetarja e Tetovës Arifi duke publikuar edhe lejen e dhënë nga Ministria e Arsimit dhe firmën për realizimin e punës. Ndaj këtij njoftimi ka reaguar Aleanca për Shqiptarët e cila akuzon BDI-në dhe Arifin se po keqpërdor pushtetin dhe pozitat e tyre zyrtare për qëllime politike.

“E rikujtojmë opinionin se çdo veprim i tillë i në fushatë zgjedhore ku bëhet keqpërdorimi i resurseve publike për qëllime zgjedhore përbën vepër penale sipas nenit 353 nga Kodi Penal, neni i parë në  kapitullin 13. Ligji zgjedhor është shumë decid  kur thotë se nga sjellja e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve deri në ditën e përfundimit të tyre nuk mund të disponohet me para të buxhetit të Maqedonisë së Veriut, të komunave ku bëjnë pjesë edhe objektet publike në rastin konkret shkollat”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Shkolla fillore në Reçicë është premtuar vite më parë ndërsa për mos realizimin e këtij premtimi shumë herë nxënësit dhe banorët e Reçicës kishin organizuar protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat