Zhbogar nga Ohri: Ndërtimet ilegale për ne si BE janë diçka e paimagjinueshme

Maqedonia

Zhbogar nga Ohri: Ndërtimet ilegale për ne si BE janë diçka e paimagjinueshme

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:52
Ohri

Mbështetja në betejën me ndërtimet e paligjshëm në bregun e Liqenit të Ohrit u shpreh sot Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar nga Ohri dhe inkurajoi autoritetet lokale të vazhdojnë operacionin e prishjes me qëllim të ruajtjes së statusit të mbrojtjes nga UNESCO.

Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve që paraardhësit nuk e lanë liqenin e Ohrit që ju ta shkatërroni. Ambasadori i BE-së Zhbogar theksoi se ballafaqimi me ndërtimet e paligjshme, do të tregoj se ka qeverisje të së drejtës.

“Unë jam në Ohër për të ndihmuar vetë qytetin të ruajë statusin e UNESCO-s, por edhe për të mbrojtur atë status Liqeni i Ohrit. Unë e kuptoj dhe shoh që ka individë në Ohër dhe rrethinë që nuk kujdesen për statusin e UNESCO-s që qyteti ka, por në radhë të parë kanë interesat e tyre private. Unë besoj se shumica e qytetarëve të Ohrit me të vërtetë kujdesen për ruajtjen dhe mbrojtjen e Liqenit për brezat e ardhshëm. Paraardhësit e juve nuk e lanë qytetin e Ohrit ose Liqenin e Ohrit që ju ta shkatërroni, por për ta lënë atë për brezat e ardhshëm. Unë e kuptoj se ka njerëz në Ohër që besojnë se statusi i UNESCO-s nuk i ka sjellë asnjë vlerë shtesë qytetit”, tha Zhbogar.

Sipas tij, ndërtimet pa leje për ne si Bashkim Evropian janë diçka e paimagjinueshme.

“Në Slloveninë time, ne kemi Liqenin Bled, që është shumë më i vogël se Liqeni i Ohrit. Aty askush nuk mendon të ndërtojë ndonjë ndërtim të paligjshëm, dhe jo të bëjë një gjë të tillë, varet nga mentaliteti i qytetarëve. Ne dhe Bashkimi Evropian i japim mbështetje të fortë kryetarit të Ohrit Georgieski, për të vazhduar me rrënimin e objekteve të paligjshme”, tha ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat