Boki 13 sërish në Prokurori - Bota Sot
Boki 13 sërish në Prokurori

Maqedonia

Boki 13 sërish në Prokurori

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 10:36

Bojan Jovanovski apo Boki 13, i cili u dënua për lëndën ‘Haraçi’, sot përsëri do të dërgohet në Prokurori për të parashtruar kallëzimet penale.

Jovanovski më 25 qershor ishte në Prokurori për t’i paraqitur kallëzimet penale dhe lënda ka mbetur e hapur.

Avokati i Jovanovskit, Sashko Duikovski javën e kaluar deklaroi se kallëzximet penale kanë të bëjnë me funksionarë të institucioneve shtetërore, por edhe persona jashtë institucioneve. Ai theksoi se kallëzimet penale janë për vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim, deklaratë të rrejshme, torturë etj.

Jovanovski në rastin ‘Haraçi’ u dënua me nëntë vjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat