Komisioni për Sëmundje Infektive: Qeveria të vendos për kufijtë

Maqedonia

Komisioni për Sëmundje Infektive: Qeveria të vendos për kufijtë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 12:13
Foto Ilustrim

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) përsëri i ka besuar Qeverisë çështjen e kufijve. Burime thonë brenda KSI-së, brifojnë për një debat të nxehtë pro dhe kundër idesë për mbylljen e kufijve me Kosovën dhe Serbinë.

Jo zyrtarisht mësohet se autoritet kosovare i kanë bërë me dijë autoriteteve në Maqedoni të Veriut se mbyllja e kufijve shkon në favor të tyre pasi vendi jonë është në situatë më të keqe me pandeminë se sa Kosova e cila radhitet e treta për nga përqindja e lartë e incidencës në Evropë.

Disa anëtarë të KSI-së kanë ngritur dyshimet se pas këtij propozimi qëndrojnë qëllime politike dhe se për këtë duhet prononcohet ekskluzivisht Qeveria si organ që ekzekuton vendime politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat