Wizzair publikon destinacionet ku mund të udhëtohet nga Maqedonia e Veriut - Bota Sot
Wizzair publikon destinacionet ku mund të udhëtohet nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Wizzair publikon destinacionet ku mund të udhëtohet nga Maqedonia e Veriut

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 12:20
Foto Ilustrim

Linja ajrore me çmim të ulët Wizz Air publikoi se me rihapjen e rutave nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, në të cilat prej të mërkurën janë kryer fluturime të pasagjerëve pas një pauzë prej 3.5 muajsh për shkak të masave për pandeminë me KOVID-19 , pasagjerët mund të rezervojnë bileta për 34 destinacione të ndryshme.

Kompania ajrore kumtoi dje se rutat aktuale nga Shkupi janë në destinacionet vijuese: Salzburg, Bruksel Sharleroa, Larnaka, Kopenhagë, Turku, Paris Bove, Berlin Shenefeld, Bremen, Këln, Dortmund, Frankfurt Han, Fridrihshafen, Hamburg, Hanover, Karlsrue-Baden Baden, Memingen/Mynih Përëndim, Nuremberg, Budapest, Milano Malpensa, Rome Çampino, Maltë, Eindhoven, Oslo Sandefjord Torp, Barcelonë El Pratt, Geteborg Landveter, Malmo, Stokholm Skavsta dhe Vekshe dhe Londër Luton. Nga Ohri, nga ana tjetër, fluturime ka për në Vjenë, Dortmund, Milano Malpensa, Malmo dhe Londër Luton.

“Në mënyrë që të sigurohet që shëndeti dhe mirëqenia e pasagjerëve dhe ekuipazhit të mbeten të pandryshuara, Wizz Air vendos protokolle të reja për ta ruajtur distancën fizike gjatë kontrollit dhe për ta përmirësuar higjienën e fluturimit. Si pjesë e masave për mbrojtje të shëndetit të pasagjerëve dhe ekuipazhit të kompanisë ajrore, pasagjerët duhet t’i kontrollojnë dhe t’i blejnë të gjitha shërbimet shtesë në internet, të tilla si pagesa e çantave shtesë, për ta zvogëluar interaksionin në aeroport. Për ta parandaluar përhapjen e infeksionit, të gjithë pasagjerëve u kërkohet me mirësi t’i respektojnë rregullat e reja të distancës fizike kur hyjnë dhe largohen nga avioni”, kumtoi Wizz Air.

Prej atje theksojnë se do të vazhdojnë me orarin e tyre për pastrimin ditor të të gjithë flotës, me ç’rast i gjithë avioni do të dezinfektohet brenda natës në përputhje me udhëzimet zyrtare.

Aeroportet në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit,  janë rihapur prej datës 1 korrik.

Sipas rregullave të reja të cilat janë në përputhje me masat për mbrojtje nga Covid – 19, udhëtarët do të duhet të arrijnë në aeroport të paktën tre orë para fluturimit të tyre, të mbajnë maska mbrojtëse vazhdimisht, të mbajnë distancë fizike dhe shkallë të lartë të higjienës personale.

Udhëtarët duhet t’i dezifenktojnë këpucët dhe duart në hyrjen e ndërteses dhe vazhdimisht të mbajnë distancë fizike. Gjatë Largimit (Departures), hyrja e vetme e hapur për udhëtarët në ndërtesën e terminaleve do të jetë hyrja “Departures C”, me ç’rast para hyrjes secili udhëtar do të duhet të vendos masë mbrojtëse, t’ua tregojë biletën e aeroplanit (të shtypur ose në telefon) agjentëve për siguri dhe pastaj të kalojë përmes dyshemesë për dezinfektim të këpucëve, e pastaj edhe t’i dezinfektojë duart në dispanzerët pakontakt për dezinfektim të duarve, të vendosura në vet hyrjen e ndërtesës.

Aeroportet në Maqedoninë e Veriut u mbyllën më 19 dhe 16 mars të këtij viti si pjesë e masave për pengimin e hyrjes dhe përhapjes së Covid 19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat