Ndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël, banorët skeptikë

Maqedonia

Ndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël, banorët skeptikë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:37
Foto Ilustrim

Fillimin e punimeve për Shkollën Fillore në Reçicë të vogël në fushatë zgjedhore, banorët e vlerësojnë si tallje me popullin dhe tentim i BDI-së për të fituar pikë politike. Ata thonë se ky projekt ishte premtuar për më tepër se një dekadë dhe deri tani nuk është bërë asgjë.

“Nuk më besohet se do të bëhet sepse nuk është bë deri tash, tash për çka. Le të kalonin zgjedhjet, le ta fillonin, atëherë ndoshta do të bëhej diçka”

“Shpresojmë, por nuk besojmë. Shumë premtime ka pas deri tash. Mbase kanë prit deri tash është vetëm për fushatë”

“Na kanë dhënë premtime shumë  mirëpo s’ka asgjë. Do ta shohim tash. Kanë punuar edhe para këtyre zgjedhjeve po nuk ndodhi asgjë. Shpresat çdo herë I mbajmë, nuk vdesin asnjëherë shpresat”

Udhëheqësi i punimeve thotë se sipas marrëveshjes, objekti duhet të jetë gati për 11 muaj.

Si kompani, ne jemi të gatshëm që brenda 11 muajve në dispozita normale, brenda këtyre dispozitave normale ne jemi të gatshëm, garantojmë që do ti kryejmë punime brenda afatit të paraparë për realizimin e punimeve”-tha Behar Alimi, udhëheqës i punimeve ndërtimore.

Nga Ministria e Arsimit thonë se nuk bëhet fjalë për punime ndërtimore në fushatë por për investime të parapara për vitin 2020.

Por dilemat qëndrojnë në faktin se përse pikërisht në mes të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Ndërtimin e Shkollës në Reçicë të Vogël, BDI-ja e kishte premtuar në të gjitha ciklet zgjedhore. Në mungesë të një shkolle në këtë lagje ku gjendet edhe selia e partisë që kishte premtuar prej vitesh ndërtimin, mbi 800 nxënës vijojnë mësimin në shkollën qendrore “Naim Frashëri” në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat