Sot 165 raste të reja dhe shtatë viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 165 raste të reja dhe shtatë viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:10

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1454 teste për coronavirus, ndërsa 165 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 71, Kumanovë-15, Dibër-1, Shtip-10, Prilep-5, Tetovë-20, Strugë-3, Veles-1, Manastir-3, Ohër-10, Gostivar-14, Probishtip-4, Makedonski Brod-1, Kërçovë-2, Resnjë-5.

Kanë ndërruar jetë edhe shtatë pacientë si pasojë e coroanvirusit. Prej tyre dy nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një në Strugë, Koçan dhe Negotinë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 128 pacientë të shëruar, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 6787, prej të cilëve 2876 janë shëruar, ndërsa 328 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 3583.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat