Kasami prezenton prurjen e re në BESA, ja kush është

Maqedonia

Kasami prezenton prurjen e re në BESA, ja kush është

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:25
Bilall Kasami

Kreu i Besës Bilall Kasami sot ka prezentuar një prurje të re. Arben Xhelili i shkencave politike i është bashkangjitur subjektit politik Lëvizja Besa.

Ja postimi i Kasamit:

“Lëvizja BESA është një nga subjektet më të rralla politike që hap dyert për të gjithë profesionistët dhe njerzit e vullnetit të mirë që do të kontribojnë për të bërë ndryshimin. Andaj, sot prita në takim një personalitet të shquar, siç është Arben Xhelili i cili ka të mbaruar shkencat politike. Ka punuar edhe projektet për partneritet publiko privat.

Arbeni ka një CV të pasur me përvojë të pasur në disa prej organizatave prestigjioze ndërkombëtare. Nga sot, Arbeni do të jetë pjesë e familjes së madhe të Lëvizjes BESA i cili do të kontribojë maksimalisht për të sjellur ndryshimin e shumë pritur në vend pas 15 Korrikut. I urojmë mirëseardhje në familjen tonë, suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat