Zaev: Do t’i zgjerojmë korridoret ndërkombëtare

Maqedonia

Zaev: Do t’i zgjerojmë korridoret ndërkombëtare

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:31
Zoran Zaev

Duke prezantuar programin parazgjedhor, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se në qeverisjen e ardhshme do të vazhdojnë investimin në infrastrukturë.

Sipas Zaev, investimi në rrugë, ura dhe bulevarde janë investim për zhvillim të ri ekonomik të vendit.

Ndërtojmë 260 km. autostradë, ndërtojmë 30 km rrugë ekspresë, 900 km rrugë lokale, rehabilitojmë më shumë se 1500 km rrugë ekzistuese në çdo rajon të shtetit. I zgjerojmë kapacitetet e korridoreve ndërkombëtare për ta forcuar ekonominë”-tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat