​7 viktima dhe 165 të infektuar në Maqedoninë Veriore - Bota Sot
​7 viktima dhe 165 të infektuar në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​7 viktima dhe 165 të infektuar në Maqedoninë Veriore

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:51
Ilustrim

165 të infektuar, 7 viktima dhe 128 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orë në Maqedoninë Veriore.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, ndërsa numër i madh i rasteve është regjistruar edhe në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Shtip dhe Ohër. Në Shkup për herë të parë numri i të shëruar është më i madh se numri i të infektuarve, përkatësisht 71 të infektuar dhe 97 të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 të vdekur, nga dy në Shkup dhe Kumanovë dhe nga një në Strugë, Koçan dhe Negotinë. Në qendrat e testimit janë kryer 1.454 teste, ndërsa probabiliteti i të infektuarve arrijnë në 11.3 për qind. Në ditën 135 të pandemisë, bilanci i të prekurve arrijnë në 6.787, ndërsa i viktimave në 328. Deri tani janë shëruar 2.876 pacientë. Mbi 3.850 raste janë akoma aktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat