Janushev: Do të rrisim pagat dhe pensionet

Maqedonia

Janushev: Do të rrisim pagat dhe pensionet

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:28
Foto Ilustrim

VMRO-DPMNE ka prezantuar platformën e saj parazgjedhore në Makedonska Kamenicë. Kandidati për deputet Igor Janushev, tha se do të vazhdojë të prezantojnë projektet që i planifikojnë pavarësisht fushatës së zezë të oponentëve politik.

Do të tregojmë gjithçka që planifikojmë të bëjmë në këto katër vite, rritje të pagave, rritje të pensioneve, zvogëlimin e papunësisë, mundësimin e jetës më të mirë për çdo qytetar në Republikën e Maqedonisë. Ndërsa ata le të vazhdojnë në rrugën e tyre, le të vazhdojnë drejt hendekut”-pohoi Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat