Vdesin gjashtë persona nga koronavirusi brenda një dite në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Vdesin gjashtë persona nga koronavirusi brenda një dite në Maqedoninë e Veriut

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:20
Ilustrim

Janë konfirmuar 6 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Tre viktima janë nga Shkupi, dhe nga një viktimë kanë Kumanova, Shtipi dhe Berova. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe. Në vendin tonë që nga llimi i pandemisë 6932 persona janë diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 2987 janë shëruar kurse 334 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3611 raste aktive me Covid-19”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat