Gjashtë raste të reja me coronavirus në Dibër - Bota Sot
Gjashtë raste të reja me coronavirus në Dibër

Maqedonia

Gjashtë raste të reja me coronavirus në Dibër

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Dibër, janë regjistruar gjashtë persona të diagnostikuar me COVID-19. Në gjashtë ditët e kaluara, gjithsej 19 persona janë diagnostikuar me coronavirus.

“Unë paralajmërova se numri i rasteve të reja me COVID-19 do të rritet, që është pasojë e lirimit të masave dhe mosrespektimit të masave dhe protokolleve, si nga qytetarët, ashtu edhe nga subjektet afariste. Numri i të infektuarve është më i lartë në krahasim me fazën e parë kur kemi pasur 51 të infektuar”, tha kryetari Hekuran Duka.

Ai përsëri bëri thirrje për respektim të rreptë të masave, mbajtjen e maskës mbrojtëse, ruajtjen e higjienës personale, distancën fizike, shmangien e grupimeve dhe tubimeve, të cilat janë parakusht, tha ai, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga armiku i padukshëm.

Që nga fillimi i pandemisë, pra shfaqja e rastit të parë, më 26 shkurt, deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur 109 persona, tre prej tyre nga Qendra Zhupa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat