Java e fundit e fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Java e fundit e fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Java e fundit e fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:32
Zgjedhjet në Maqedoni

Maqedonia e Veriut po hyn në javën e fundit të fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Këto zgjedhje po zhvillohen në kohë të pandemisë së koronavirusit, dhe se partitë po zbatojnë protokollet strikte për zhvillimin e aktiviteteve partiake dhe tubimeve me elektoratin.

Shumica e partive këtë javë kanë planifikuar fushatë më intensive, duke shpalosur ofertën e tyre, por duke vijuar edhe me përplasjet politike.

Fushata e këtyre zgjedhjeve filloi më 24 qershor, ndërsa më 13 korrik hyn në fuqi heshtja zgjedhore. Votimet do të jenë për tre ditë, duke respektuar masat mbrojtëse nga koronavirusi.

Më 13 korrik do të votojnë personat të infektuar me Kovid-19 të cilët janë izolim, më 14 korrik të sëmurët që do të votojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa më 15 korrik të gjithë qytetarët do të mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës. Edhe në këto zgjedhje llogariten mbi 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat