Në plazhet e Ohrit nuk respektohen masat kundër Covid-19 - Bota Sot
Në plazhet e Ohrit nuk respektohen masat kundër Covid-19

Maqedonia

Në plazhet e Ohrit nuk respektohen masat kundër Covid-19

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:51
Ohër

Edhe pse numri i vizitorëve në plazhet në Ohër dhe Strugë është ende i vogël, dhe nuk ka protokolle pune, ajo që mund të vërehet është se  shumë pak respektohen masat për mbajtjen e distancës. Njerëzit në grupe prej disa vetash ulen pranë njëri-tjetrit dhe askush nuk mban maskë mbrojtëse.

"Duhet të bëhet kujdes. Por, vështirë në plazh. Nuk ka kush të vendos rend, në hyrje të plazhit…“ne jemi në dy metra. Kur nuk ka rrëmujë, ka distancë, për pasdite nuk jam i sigurt kur ka më shumë njerëz…“

Mendoni se respektohen masat për distancë sociale në plazhe, ja ju jeni shumë njerëz? „Ne jemi familjarisht të afërt, por edhe përpara kësaj ishim të afërt…“

"Unë personalisht i respektoj, si dhe e mbaj maskën me vete. Mund t’jua tregoj, por tani isha në ujë…“

Nga Kryqi i Kuq në Ohër njoftojnë se shpëtuesit e tyre, përveç se të kujdesen për notuesit, do t’i kushtojnë vëmendje edhe masave të sigurisë kundër virusit.

Ajo që do të bëjnë shpëtuesit si preventivë do të përqendrohen tek notuesit për të respektuar ato masa, për distancën e shazlloneve ….”-tha Sasho Toçkov nga kryetar i Kryqit të Kuq, Ohër.

Përndryshe, situata me respektimin e protokolleve të përgjithshme mbrojtëse në plazhe është më e komplikuar sepse askush tani nuk i menaxhon ato, kështu që nuk ka  kush të vendos rend në mesin e vizitorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat