Filipçe: Gjendja me koronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan - Bota Sot
Filipçe: Gjendja me koronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan

Maqedonia

Filipçe: Gjendja me koronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:16
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas kontakteve me autoritet e vendeve të rajonit është konstatuar se në gjithë rajonin tashmë ka valë të re të koronavirusit.

Sipas tij kjo po ndodhë për shkak të largimit të masave restriktive si dhe mosrespektimit të masave mbrojtëse.

“Gjatë 10 ditëve të fundit kriza me koronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan, në vendet fqinjë . Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi 7 ditëve të fundit janë regjistruar mbi 300 raste në ditë, në Bullgari mbi 150, në Bosnje mbi 170, në Kroaci mbi 86, Mal të Zi 58, Shqipëri rreth 70 dhe në Kosovë mbi 100 raste”, pohoi ministri Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat