Ndërpriten ndërtimi i gazsjellësit në Vodno

Maqedonia

Ndërpriten ndërtimi i gazsjellësit në Vodno

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:48
Foto Ilustrim

Punimet për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno janë ndërprerë. OJQ-të dhe shoqatat ekologjike kanë publikuar foto ku shihet se nuk ka aktivitete ndërtimore. Këtë e konfirmon dhe drejtori i Resurseve Energjetike Nacionale, Bajram Rexhepi.

Punimet në trasenë u ndërlikuan në rajonin e Sopishtës dhe fshatin Shishevë. Në Sopishtë, disa banorë po kërkojnë që traseja të ndryshohet sepse tubat duhet të kalojnë pranë varrezave, dhe në Shishevë ka një terren problematik për punë, por dhe pandemia ka bërë të sajën. Sidoqoftë, nga kjo kompani thonë se tubat për në Tetovë dhe Gostivar do të arrijnë në afatin e caktuar.

Në Vodno mbeten të papërfunduara rreth 10% e punëve, thonë nga  Resurset Energjetike Nacionale. Edhe nga organizatat joqeveritare që ishin kundër kalimit të trasesë përmes Vodnos, thonë se pavarësisht ndalimit të punëve, dëmtimi i ekosistemit tashmë është bërë kur janë prerë drutë.

E vetmja situatë aktuale është se Vodno është gërmuar. Nuk ka as gazsjellës dhe as nuk është realizuar akoma traseja“-tha Tatjana Stojnovska, “E dua Vodnon”.

Përndryshe, për ndërtimin e gazsjellësit u organizuan disa debate publike, në të cilat organizatat joqeveritare pretenduan se duhet të ndryshohet traseja, por autoritetet nuk lëshuan pe dhe vendosën që gazsjellësi të shkojë në Tetovë dhe Gostivar përmes kreshtës së Vodnos. Nuk ndihmuan as rastet kur aktivistët shtriheshin para ekskavatorëve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat