Kaos para bankave, qytetarët anashkalojnë masat preventive - Bota Sot
Kaos para bankave, qytetarët anashkalojnë masat preventive

Maqedonia

Kaos para bankave, qytetarët anashkalojnë masat preventive

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:00
Kaos para bankave

Radhë të gjata të qytetarëve të cilët me orë presin para bankave, pa e respektuar distancën ndërsa disa madje edhe pa maska mbrojtëse. Pagat, pensionet, pagesa e faturave, ndihma sociale dhe marrja e kartelës pagesore kanë shkaktuar kaos para bankave. Qytetarët thonë se nuk mund të presin shumë dhe se nuk kanë zgjidhje tjetër, përveç duke ardhur në ndonjërën prej ekspoziturave.

“Presim si të gjithë. A pritni shumë? Jo”.

“6,7 minuta. Për çfarë po pritni? Për kartelë”.

“Jemi për pagesë, jo për kartelë. Tani erdha”.

“15 deri 20 minuta. Pres të marrë ndihmë sociale”.

Nga Asociacioni bankar i Maqedonisë thonë se bankat kanë vendosur protokolle, por megjithatë çdo gjë varet nga vetëdija e qytetarëve.

Bankat tërë kohën marrin masa për uljen e fluksit të qytetarëve nëpër ekspoziturat dhe filialet me qëllim të mbrojtjes së tyre, por edhe të punonjësve. Rrëmuja krijohet nga klientët që nuk kanë termin dhe vijnë të informohen për kartelat vendore pagesore -thonë nga Asociacioni bankar i Maqedonisë.

Që nga paraqitja e pandemisë, bankat kanë aplikuar sistem tjetër të dhënies së ndihmës sociale sipas alfabetit kurse pensionet ndahen në fund të muajit. Kartelat pagesore bankat i ndajnë me termin të caktuar paraprakisht për klientët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat