Fatime Fetai në vetizolim, prokurori Bubevski pozitiv me COVID-19 - Bota Sot
Fatime Fetai në vetizolim, prokurori Bubevski pozitiv me COVID-19

Maqedonia

Fatime Fetai në vetizolim, prokurori Bubevski pozitiv me COVID-19

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:45
Fatime Fetai dhe Bubevski

Informacionet e fundit thonë se Prokurori Gavrill Bubevski, i cili ishte pjesë e PSP-së, ndërsa tani punon në Prokurorinë e Shkupit dhe i përfaqëson lëndët “Shuplaka” dhe “Monstra”, është infektuar me coronavirus.

Ai në gjykime është shoqëruar nga prokurorja Fatime Fetai, e cila ditët e ardhshme do të qëndrojë në vetizolim, sipas udhëzimeve të epidemiologëve.

Gjykata Penale e Shkupit sot e ka anuluar seancën për rastin “Monstra”, në të cilën aktakuza përfaqësohet nga Bubevski dhe Fetai.

“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin debatin për “Monstrën” e informojmë opinionin se për shkak të mungesës së paralajmëruar të prokurorit kompetent, debati i caktuar për më 06.07.2020 anulohet. Debati i ardhshëm i radhës është caktuar për më 26.08.2020 në orën 10:00 për çka tashmë janë informuar palët në procedurë”, informuan nga Gjykata Penale në Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat