211 migrantë në një kamion afër Gjevgjelisë, arrestohet vozitësi - Bota Sot
211 migrantë në një kamion afër Gjevgjelisë, arrestohet vozitësi

Maqedonia

211 migrantë në një kamion afër Gjevgjelisë, arrestohet vozitësi

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:19
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme pak para mesnate në afërsi të fshatit Stojakovo, zyrtarët policorë kanë vërejtur një kamion të tipit DAF me targa të Shkupit, i cili ka lëvizur në një rrugë alternative nga fshati Stojakovo në drejtim të rrugës rajonale Gjevgjeli-Bogdanc. Kur kamioni është kyçur në rrugën e asfaltuar dhe është nisur drejtë Gjevgjelisë, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë që të ndaloj.

Gjatë kontrollit janë gjetur 211 migrantë nga Bangladeshi dhe Pakistani. Prej tyre 144 janë nga Bangladeshi ndërsa 67 nga Pakistani. Nga numri i përgjithshëm i migrantëve 63 janë të moshës së mitur.

Migrantët u dërguan në qendrën transitor në Gjevgjeli për procedurë të mëtejme, derisa vozitësi E.P. 27 vjeç nga Shkupi është ndaluar në Stacionin policorë në Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat