Gjykata hedh poshtë padinë e Çulevit kundër Qeverisë - Bota Sot
Gjykata hedh poshtë padinë e Çulevit kundër Qeverisë

Maqedonia

Gjykata hedh poshtë padinë e Çulevit kundër Qeverisë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:23
Naqe Çulev

Gjykata Administrative ka hedhur poshtë padinë e ministrit të MPB-së, Naqe Çulev kundër Qeverisë, përcjell Gazeta Express.

Ai paditi Qeverinë për shkelje të procedurave administrative me anulimin e vendimit të tij ku ka shkarkuar komandantin e SPB – Tetovë, Amir Dalipi dhe ka emëruar zëvendës-komandant shtesë të SPB Tetovë.

Nga Qeveria bënë të ditur se padia e Çulevit është hedhur poshtë dhe procedura e ministrit për shkarkim dhe emërim është në kundërshtim me ligjin.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si palë e paditur, e fitoi kontestin në Gjykatën e RMV-së kundër MPB-së”, thonë nga Qeveria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat