Çair, pas 40 viteve rinovohen sallat për operacion në Spitalin Gjinekologjik - Bota Sot
Çair, pas 40 viteve rinovohen sallat për operacion në Spitalin Gjinekologjik

Maqedonia

Çair, pas 40 viteve rinovohen sallat për operacion në Spitalin Gjinekologjik

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:25
Spitali Gjinekologjik

Në Spitalin për Gjinekologji dhe Akusheri “Nëna Terezë” në Çair, për herë të parë pas katër dekadave janë rinovuar nëntë sallat për operacione gjinekologjike.

Bëhet fjalë për rikonstruimin e hapësirave prej 420 metrave katror, me rinovimin e nëntë sallave ekzistuese për operacione dhe vendosjen e furnizimit qendror për gaz, si dhe renovimin e departamentit për mjekim intensiv dhe reanimacion, në vlerë prej 86.061.823 denarëve.

Ministria e Shëndetësisë thekson se paralelisht me aktivitetet për rikonsturim dhe sigurim të pajisjeve të reja mjekësore, është kryer edhe plotësim të kuadrit dhe avancim të të punësuarve.

Në tre vjetët e fundit në këtë spital janë pranuar gjithsej 46 punonjës shëndetësor, prej të cilëve 11 mjek, 13 motra medicinale, pesë akusherë dhe kuadër tjetër mjekësor dhe jomjekësor.

Gjithashtu janë dhënë leje për pesë specialistë, dy nga fusha e anesteziologjisë dhe nga një në mjekësinë biokimike, pediatri dhe gjinekologji dhe akusheri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat