Furgoni me migrantë shkakton aksident të rëndë trafiku në Strumicë - Bota Sot
Furgoni me migrantë shkakton aksident të rëndë trafiku në Strumicë

Maqedonia

Furgoni me migrantë shkakton aksident të rëndë trafiku në Strumicë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:59
Foto Ilustrim

Një furgon me targa të Koçanit, drejtuar nga një vozitës gjithashtu nga Koçani, me të cilin janë transportuar një numër të madh të migrantëve, sot në mesditë ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku, me çrrastë janë lënduar tre persona.

“Tre migrantë janë sjellë në spital. Prej tyre, njëri është me plagë të rënda, derisa dy të tjerët me plagë më të lehta”, deklaroi drejtori i spitalit të Strumicës, Naqe Gogov.

Sipas dëshmitarëve okularë, furgoni ka lëvizur me shpejtësi të madhe dhe është përplasur në tre makina që kanë qenë të parkuara. Pas aksidentit një pjesë e migrantëve kanë ikur nga vendngjarja.
Policia po kryen hetime, pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritën padi adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat