Aktakuzë për ish kreun e Gjykatës Supreme

Maqedonia

Aktakuzë për ish kreun e Gjykatës Supreme

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:23
Prokuroria Themelore Publike në Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka parashtruat propozim për aktakuzë ndaj ish kreut të Gjykatës Supreme, i cili ngarkohet për kryerjen e veprës penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, sipas nenit 353 alinea 2, paragrafin 1 nga Kodi Penal.

Më 30 nëntor 2018, i pandehuri, si zyrtar – Kryetar i Gjykatës Supreme në Republikën e Maqedonisë, ka marrë vendime individuale për të gjithë gjykatësit në Gjykatën Supreme, me çka ka përcaktuar shtesë të pagës për 35% nga paga bazike, që sipas ligjit ju takon gjyqtarëve në kushte të veçanta pune, kur ka rrezikshmëri të lartë dhe konfidencialitet gjatë punës.

Në të njëjtën kohë, me vetëdije, me qëllim që seriozisht të shkelë të drejtat, i pandehuri nuk ka sjellë vendim për që të realizohet shtesa e pagës prej 31,839.00 denarë për palën e dëmtuar – gjyqtar në Gjykatën Supreme, i cili për këtë periudhë nuk ka shfrytëzuar të drejtën për mungesë në punë.

I pandehuri ka vepruar në kundërshtim me nenin 7-b të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe nenin 7 të Rregullores për shtesat e pagave, përcaktimin e shumës dhe përcaktimin e mënyrës së pagesës për gjyqtarët në Republikën e Maqedonisë të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat