Kallëzim penal për ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski

Maqedonia

Kallëzim penal për ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:28
Jovo Vengellovski

Nga Prokuroria Themelore njofton se është ngritur kallëzim penal për ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vengellovski.

“Prokuroria Themelore Publike në Gjykatën Penale të Shkupit parashtroi kallëzim penal për ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë, i cili ka kryer veprën penale, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, shprehen nga Prokuroria.

Nga Prokuroria thonë se i pandehuri ka vepruar në kundërshtim të nenit 7-6 të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe nenit 7 të Rregullores për shtesa në pagë.

Ai më 30 nëntor në cilësinë e kryetari të Gjykatës së Lartë të gjithë gjykatësve ua ka vërtetuar shtesën për pagë për muajin nëntor për 35% nga paga bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat