Dedaj me porosi për VV-në: Mos u përzini në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Dedaj me porosi për VV-në: Mos u përzini në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Nga: D.B. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:53
Gjergj Dedaj

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj sot përmes një shkrimi që ka publikuar në Facebook, u ka bërë thirrje subjekteve politike kosovare që të mos ndikojnë në zgjedhjet që pritet të mbahen në Maqedoni të Veriut.

Ky reagim vjen pasi që figura të larta të Vetëvendosjes po i japin mbështetje koalicionit mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës përmes shkrimeve, takimeve por edhe me prezencë gjatë tubimeve të ndryshme.

Gjatë tubimeve të fundit të këtij koalicioni, në radhë të para janë parë ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi dhe ish-kryeparlamentari kosovar, Glauk Konjufca.

Postimi i plotë:

“Zgjedhjet ne Maqedonine e Veriut, çeshtje e qytetareve te ketij vendi fqinj! Lideret dhe subjektet politike kosovare, te mos marrin pjese ne fushaten elektorale ne Republiken e Maqedonise se Veriut, keshtu duke mos interferuar dhe te mos perzihen ne kete fushate te vendit fqinj, e cila eshte çeshtje e brendeshne dhe eksluzive per forcat poliitike dhe qytetaret e Republikes se Maqedonise se Veriut” ka shkruar Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Ndërkaq edhe vetë krerët e koaliconit, pra Sela dhe Gashi kanë deklaruar publikisht se presin mbështetjen e Albin Kurtit për këto zgjedhje parlamentare.

Sipas disa burimeve jozyrtare, pritet që gjatë ditëve të fundit të fushatës në mbështetje të vij edhe Albin Kurti.

Kundër kësaj dukurie janë deklaruar të gjitha partitë tjera politike shqiptare të cilat i kanë propozuar VV-së që të merret me problemet e Kosovës dhe të mos ndikoj tek popullata shqiptare në Maqedoni pasi që populli është i vetëdijshëm se çka do të bëj dhe se për kë do të zgjedhë për të qeverisur katër vitet e ardhshme.

Ndryshe, kreu i VV-së Albin Kurti muaj më parë ka premtuar se së shpejti do të shtrij subjektin e tij politik në Maqedoni të Veriut megjithatë nuk ka dhënë detaje se nga kush do të udhëhiqet Vetëvendosja këtu ose nëse do të hapet sikur OJQ, Shoqatë apo subjekt politik. Megjithatë, të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, përveç Alternativës së Afrim Gashit nuk iu gëzuan këtij lajmi të Kurtit dhe nuk e mirëpritën këtë paralajmërim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat