Nevojiten ndryshime legjislative për paga më të larta të administratorëve - Bota Sot
Nevojiten ndryshime legjislative për paga më të larta të administratorëve

Maqedonia

Nevojiten ndryshime legjislative për paga më të larta të administratorëve

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:01
Foto Ilustrim

Paga minimale neto nga ky muaj është 14 934 denarë, ndërsa bruto është 21 776 denarë. Kjo rritje e pagës minimale prej gati 500 denarë është rezultat i harmonizimit me pagën mesatare dhe rritjen e kostos së jetesës. Vendimi do të zgjasë deri në mars të vitit të ardhshëm, kur do të bëhen llogaritjet e reja për një pagë të re minimale. Rritja e re e pagës minimale, duhej të niste në prill të këtij viti, por u prolongua për shkak të krizës.

Për shkak të problemeve që u shfaqën me Koronavirusin, u miratua një Dekret me fuqi ligjore, për zbatimin e Ligjit për pagën minimale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili për muajin prill, maj dhe qershor 2020, mbajti nivelin e pagës minimale të paguar deri në mars 2020, në vlerë prej 14.500 denarë në shumë neto – tha Gjonul Bajraktar -Zëvendës Ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Për momentin, rritja e pagës minimale nuk mund të ndodhë për administratorët e shtetit. Nevojiten ndryshime ligjore për të rritur pikat në të cilat llogariten rrogat e punonjësve, dhe kjo nuk është e mundur tani sepse vendi po përballet me zgjedhje parlamentare, me një parlament të shpërbërë dhe pa një gjendje të jashtëzakonshme në të cilën qeveria mund të nxjerrë dekrete me forcë të ligjit. Shumë administratorë shtetërorë do të marrin një shumë më të ulët se paga minimale.

Llogaritja e pagave në administratë nuk është e njëjtë me atë në sektorin publik apo sektorin privat. Ligjet thonë se paga në vendin tonë jepet në përputhje me arsimin, përvojën dhe nivelin në të cilin ata janë risistemuar. Deri më tani kemi pasur dy rritje të pagës minimale, dhe në proporcion me atë, pagat në administratë nuk janë rritur – u shpreh Tërpa Dejanoski- SPOGJ.

Sindikalistët thonë se ata që nuk do të marrin pagën minimale në përputhje me ligjin, do të jenë në gjendje ta ushtrojnë atë të drejtë vetëm përmes gjykatës. Pagesa e pagës minimale të garantuar në vend është e vlefshme për punëtorët në sektorin privat, por edhe për punonjësit shtetëror.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat