Personat në izolim, probleme dhe vështirësi për votim më 13 korrik - Bota Sot
Personat në izolim, probleme dhe vështirësi për votim më 13 korrik

Maqedonia

Personat në izolim, probleme dhe vështirësi për votim më 13 korrik

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:21
KSHZ-Zgjedhjet

Vetëm 19 persona nga të izoluarit dhe të infektuarit me virus korona që trajtohen në shtëpi janë paraqitur për të shfrytëzuar të drejtën e votës më 13 korrik. Nga KSHZ-ja thonë se një ndër arsyet që personat e izoluar nuk mund të paraqiten është për shkak të vendimeve zyrtare nga Inspektorati për masën e izolimit, të cilat zakonisht i marrin me disa ditë vonesë. Në seancë u hodh poshtë propozimi që këtyre personave t’u mundësohet të paraqiten për të votuar duke ofruar si dëshmi edhe njoftime më pak formale si SMS porositë dhe ata elektronike. Anëtarët e KSHZ-së kishin qëndrime të ndryshme.

Ne si KSHZ jemi të obliguar t’i mundësojmë secilit qytetari të realizojë të drejtën e votës në mënyrën më të mirë për qytetarët dhe jo në mënyrën më të mirë për KSHZ-në ose ndonjë institucion tjetër -tha Elizabeta Postollovska, anëtare e KSHZ-së.

Tani disa ditë para zgjedhjeve, ose një ditë e gjysmë përpara përfundimit të afatit për paraqitje, mendoj se do të jetë joserioze dhe e papërshtatshme të ndërhymë me ndryshime në udhëzuesin. Këto ndryshime që propozoni, parashikojnë uljen e kushteve për paraqitje, të mos ofrohet dëshmi se dikush është në izolim – tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Sipas nënkryetares së KSHZ-së, Ditmire Shehu, kjo nënkupton mohim të të drejtës së kësaj kategorie të qytetarëve për të votuar.

Personave që gjendjen në karantinë dhe janë pozitiv në test me Covid-19 dhe personat të cilët janë në izolim dhe të cilët kanë marrë me sms dhe janë të njoftuar se duhet të rrinë në izolim, të njëjtëve ne si KSHZ do t’ua marrim të drejtën e garantuar me Kushtetutë, të drejtën e votës – u shpreh Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Secilin nga muajt e fundit janë regjistruar mijëra persona që kanë marrë vendime për izolim dhe mijëra të tjerë, vendime për vetizolim. Personat me vendime akoma në fuqi kanë të drejtë deri të mërkurën në mesnatë të paraqiten për të realizuar të drejtën e votës më 13 korrik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat