Ulje e lehtë e të infektuarve me coronavirus në Maqedoni - Bota Sot
Ulje e lehtë e të infektuarve me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Ulje e lehtë e të infektuarve me coronavirus në Maqedoni

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:54
Foto

Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut kishte 120 raste me coronavirus nga 1.367 testime. Poashtu 5 persona humbën jetën, prej të cilëve dy ishin nga Shkupi dhe Tetova dhe një nga Kumanova.

“Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse humbi jetën një pacient 65-vjeçar. Në spitalin ‘8 shtatori’ humbi jetën një paciente 46-vjeçare, e cila pas vdekjes i është vërtetuar virusi. Në spitalin në Kozle ka humbur jetën edhe pacientja 87-vjeçare . Në Tetovë kanë humbur jetën dy persona jashtë 78 dhe 76 vjeçar, dhe te një nga të ndjerit është vërtetuar virusi pas vdekjes”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.

Instituti për Shëndet Publik regjistroi 125 persona të shëruar. Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 7.244, i të vdekurve 351 dhe i të shtruarve 3.324. Momentalisht në Maqedoni ka 3.569 raste aktive me coronavirus.

Më së shumti raste aktive ka Shkupi që me 63 rastet e djeshme, ka 1.941 raste aktive. Nga Shkupi më së shumti raste ka Komuna e Çairit me 373 raste aktive ndërsa nga qytetet tjera më së shumti ka Tetova me 373 raste, më pas Kumanova me 197 raste, Ohri 180 dhe Shtipi 160 raste aktive.

Ministri i Shëndetësisë dje theksoi se tashmë 8-9 ditë po bie faktori i bartjes së virusit, që do të thotë se numri i rasteve të reja po bie.

“Nga java e kaluar ka më pak raste se sa që kishim mesatarisht tre javët e kaluar. Kjo do të thotë se gradualisht në disa pjesë të Shkupi lehtësohet situata”, tha Filipçe.

Ai potencoi se mbajtja e zgjedhjeve nuk janë faktor për caktimin e kufizimeve ndërsa kufizime do të ketë vetëm nëse eskalon situata.

“S’ka asnjë indikacion që të bëhet ndonjë kufizim në lëizje duke marrë parasysh se numri i rasteve bie”, tha Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat