KRSRR me apel për shoferët e Maqedonisë

Maqedonia

KRSRR me apel për shoferët e Maqedonisë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:12
Foto Ilustrim

Këshilli Republikan për Siguri në Rrugë (KRSRR) ju bën apel shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes në temperatura të larta. Ata thonë se është obligim i shoferëve të jenë maksimalisht të përgatitur, të pushuar dhe të koncetuar për udhëtim, t’u përshtaten kushteve në rrugë dhe të kontrollojnë në mënyrë teknike automjetin.

“Temperaturat e larta ndikojnë te shoferi, ndikojnë te automjeti, dhe poashtu ndikojnë te kushtet në rrugë”, shprehen nga KRSRR.

Nga kjo ndërmarrje publike sqarojnë se në temperatura të larta edhe udhëtimi bëhet më i vështirë duke kërkuar më shumë kujdes, koncentrim dhe përqendrim. Temperaturat e larta, sipas tyre, ndikojnë në aftësinë për të drejtuar automjetin dhe kontribuojnë në lodhjen, shpërqendrimin dhe dekoncentrimin e shoferëve.

Nga KRSRR këshillojnë që të shmanget udhëtimi gjatë ditës kur temperaturat janë të larta dhe të udhëtohet në orët e hershme të mëngjes apo natën.

“Të keni kujdes te dallimet e temperaturës brenda veturës dhe jashtë dhe të bëni adoptim gradual dhe aklimatizim gjatë hyrjes apo daljes na automjeti. Planifikoni udhëtimin tuaj në kohë dhe udhëtoni të pushuar. Shmangni udhëtimet për votim në orët e fletjes. Asnjë prodhim energjetik nuk mund ta zëvendësojë gjumin”, shprehen nga KRSRR.

Gjithashtu është e rëndësishme që shoferët të konsumojnë më shumë lëngje (posaçërisht ujë) dhe të bëjnë ndërprerje minimum 15 minuta në çdo 2-3 orë vozitje aktive.

“Temperaturat e larta ndikojnë edhe te kushtet e rrugës. Zvogëloni shpejtësinë dhe mbani largësinë”, thonë nga KRSRR duke shtuar se temperaturat e larta ndikojnë në automjet dhe se para udhëtimit duhet të kontrollohen gomat, vajit të veturës, frenat, dritat etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat