E mërkura ditë jo-punë për të gjithë qytetarët

Maqedonia

E mërkura ditë jo-punë për të gjithë qytetarët

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:16
Foto Ilustrim

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se 15 korriku, e mërkurë është ditë jo-pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Shpallja ditë jo-pune është në bazë të vendimit të Qeverisë, për shkak të realizimit të procesit zgjedhor. Ky vendim u miratua në mbledhjen e 74 të Qeverisë, të mbajtur më 7 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat