Memeti: Mbrojtja nga diskriminimi të jetë prioritet i përbërjes së re parlamentare - Bota Sot
Memeti: Mbrojtja nga diskriminimi të jetë prioritet i përbërjes së re parlamentare

Maqedonia

Memeti: Mbrojtja nga diskriminimi të jetë prioritet i përbërjes së re parlamentare

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:18
Avokati i Popullit, Memeti

Miratimi i Ligjit për mbrojte nga diskriminimi duhet të jetë prioritet i përbërjes së ardhshme parlamentare, porositi Avokati i Popullit, i cili vetëm vitin e kaluar ka konstatuar diskriminim në 60% të ankesave që i dorëzuan qytetarët.

Ai trup duhet të zgjidhet në mënyrë edhe më transparente, nga persona ekspertë të cilët nuk janë të përfshirë në struktura të ndryshme politike, sepse “plagë e hapur” në shoqërinë tonë është që trupat t’i formojmë me kuadro që lehtë bien nën ndikim të strukturave të ndryshme politike. Propozojmë ajo të jetë ngjashëm me mënyrën si u zgjedh Komisioni për parandalim të korrupsionit – deklaroi Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane tha ligji është i domosdoshëm për vendin

Vendi qëndron mirë me harmonizimin e legjislacionit krahasuar me shtetet anëtare të BE-së, por se duhet të fokusohemi në ndërtimin e praktikave gjyqësore duke zbatuar Ligjin për mbrojtje sociale, aspektet gjithë-përfshirëse të Ligjit për arsim fillor dhe dispozitat e reja për rregullimin e gjuhës së urrejtjes – deklaroi Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.

Një raport i Agjencisë evropiane mbi të drejtat themelore, ka vlerësuar pozitivisht dispozitat e miratuara për integrimin e romëve, të cilët akoma mbeten kategoria më e diskriminuar, që përballet madje me racizëm dhe jo-tolerancë. Shqetësuese mbetet situata me dhunën ndaj grave edhe përskaj miratimit të Konventës së Stambollit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat