KSI: Test PCR për disa shtete të rajonit

Maqedonia

KSI: Test PCR për disa shtete të rajonit

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:39
Dogana

Komisioni për Sëmundje Infektive i ka propozuar Qeverisë masa kundër koronavirusit për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Mali të Zi. Komisioni kërkon që qytetarët e shteteve të lartpërmendura të kenë PCR test negativ jo më te vjetër se 72 orë nëse duan të hynë në Maqedoni të Veriut. Por për këtë kërkesë akoma nuk ka vendim të Qeverisë.

Propozimin e Komisionit do ta shqyrtojmë në momentin e parë në Qeveri dhe do të sjellim vendimin e duhur”- deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se prapa këtij propozimi nuk fshihen qëllime politike dhe se nuk bëhet presion ndaj Greqisë për të heq izolimin për shtetasit tanë.

“Nuk besoj se neve mund t’i bëjmë presion ndonjë vendi, aq sa ndonjë vend nuk mund të na bëj presion ndaj ne. Këto masa i kemi në bazë të informacioneve që i marrim nga këto vende ku gjendja është shumë më keq se në vendin tonë”- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Në raportin e fundit të Qendrës Evropiane për kontrollin e sëmundjeve rezulton se të gjitha vendet për të cilat Maqedonia e Veriut kërkon test PCR me rezultat negativ, në pjesën e dytë të qershorit kanë pasur incidencë shumë herë më të vogël se vendi jonë. Në Maqedoni të Veriut incidenca e rasteve të reja në 100 mijë banorë është 99.5, ndërsa vendet e rajonit kanë kurbë për 30 dhe 60 për qind më të ulët.

Serbia27.6 raste në 100.000 banorë

Mali i Zi28.1 raste në 100.000 banorë

Bosnjë Hercegovina39.5 raste në 100.000 banorë

Kosova66.2 raste në 100.000 banorë

Maqedonia e Veriut99.5 raste në 100.000 banorë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat