Brenda një dite shërohen 230 pacientë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Brenda një dite shërohen 230 pacientë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:46
Foto Ilustrim

Ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut numri i personave të shëruar nga coronavirusi ka shënuar rritje.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 230 persona e kanë mposhtur sëmundjen COVID-19.

Prej tyre shumica janë nga Shkupi (126), 45 të shëruar janë nga Tetova, 31 nga Kumanova, 11 nga Shtipi, 7 nga Kavadari, 2 nga Shën Nikolla, Resnja dhe Negotina dhe nga një nga Kavadari, Gostivari dhe Koçani.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga coronavirusi ka shkuar në 3554.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut gjithsej janë infektuar 7406 persona, prej të cilëve 359 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (8 korrik) është 3493.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat