Merkel: Hapja e kapitujve të parë me Shkupin dhe Tiranën gjatë këtij viti - Bota Sot
Merkel: Hapja e kapitujve të parë me Shkupin dhe Tiranën gjatë këtij viti

Maqedonia

Merkel: Hapja e kapitujve të parë me Shkupin dhe Tiranën gjatë këtij viti

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:19
Angela Merkel

Ballkani Perëndimor, Afrika, lufta kundër dezinformatave, migracioni, Rusia dhe Kina, janë prioritetet kryesore për Gjermaninë në pjesën e politikës së jashtme për gjashtë muajt e ardhshëm.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka prezantuar prioritetet e kryesimit të saj me BE-në në gjashtë muajt e ardhshëm, duke i përmendur negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë në lidhje me zgjerimin e BE-së.

“Konferencat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të mbahen këtë vit dhe të hapen kapitujt e parë”, tha Merkel para eurodeputetëve.

Për kancelaren gjermane, hapja e negociatave me Shkupin dhe Tiranën paraqesin sinjal të rëndësishëm për angazhimin e BE-së drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian javën e kaluar e dorëzoi draft-kornizën për negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshill.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat