Gashi: Do të angazhohemi që rroga e arsimtarit të jetë sa e deputetit - Bota Sot
Gashi: Do të angazhohemi që rroga e arsimtarit të jetë sa e deputetit

Maqedonia

Gashi: Do të angazhohemi që rroga e arsimtarit të jetë sa e deputetit

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:29
Afrim Gashi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para qytetarëve të Fushë Tophanës deklaroi se koalicioni ASH- AAA do të angazhohen në maksimum që të kujdesen për personat me nevoja të veçanta. Po ashtu edhe për pozicion më të mirë në shoqëri për gruan. Ai shtoi se investimi në arsim është një nga shtyllat e programit parazgjedhor.

Edhe duke përmirësuar kushtet për arsimtarët dhe për nxënësit, por edhe një gjë shumë e rëndësishme, rritja e rrogave të arsimtarëve duhet të jetë e domosdoshme. Ne edhe pse kemi shënuar në programin tonë se rroga duhet të rritet për 20%, un sonte këtu ju premtoj se do të bëjmë angazhim maksimal që rroga e arsimtarit të jetë sa e deputetit për shkak se ata janë edukatorët e fëmijëve tanë”, tha Afrim Gashi, AAA-ASH.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat