"Bomba”, aksident për të penguar votuesit

Maqedonia

"Bomba”, aksident për të penguar votuesit

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:35
Rasti "Bomba”

Bombë e re në kanalin Youtube “Ripërtëritja e regjimit”. Në incizimin e fundit flasin Mile Janakieski dhe nënkryetari aktual i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Flasin që të inskenohet aksident trafiku në vendin Preseka gjegjësisht në afërsi të aeroportit të Ohrit, ku kanë ateruar dy avionë me shqiptarë për të votuar.

Janakieski thotë: Ka dy aeroplanë me siç thotë ai “shiptari” që aterojnë në ora katër. Të bëni një aksident. Nikollovski pajtohet dhe thotë se nuk ka asgjë kundër.

Regjistrim me përmbajtje të ngjashme u lëshua edhe në gjykimin e Titanikut, për parregullsitë zgjedhore. Ndryshe dje bomba u publikuan edhe për Igor Janushevin ku me Janakievskin bisedojnë për shkyçjen e shensorëve nëpër pallate. Incizimet e publikuara janë nga zgjedhjet lokale të vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat