BDI premton standarde evropiane në arsim, ndërsa problemet e nxënësve shqiptarë nuk kanë fund

Maqedonia

BDI premton standarde evropiane në arsim, ndërsa problemet e nxënësve shqiptarë nuk kanë fund

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:36
Foto Ilustrim

Programi parazgjedhor i BDI-së edhe këtë herë ka parashikuar të ashtuquajtura mrekullia në fushën e arsimit. Mes tjerash, premtohen Qendra ditore për fëmijët me nevoja të posaçme në çdo shkollë, laborator, salla e terrene sportive. Madje, rëndësi të posaçme i është kushtuar numrit të nxënësve në klasa, që sipas premtimeve të BDI-së, nuk do të jetë më shumë se 20 nxënës në një klasë.

Laborator në çdo shkollë
Paga minimale në arsim 600 euro
Numri i nxënësve për paralele në shkolla fillore 20
Promovim i mësimit tërë-ditor
Bursa për nxënësit e shkëlqyeshëm në fakultetet për mësimdhënës

Ndryshe edhe nga premtimet e deritanishme të BDI-së, shkollat që tashmë disa herë i ka vizituar Alsat dëshmojnë një realitet krejt të ndryshe. Klasat janë të stërngarkuara me nxënës, në disa prej tyre numri i nxënësve ka arritur rreth 40. Në shkollën periferike të fshatit Orllancë të komunës së Haraçinës, vitin e kaluar, në klasë të parë u regjistruan 33 nxënës në një klasë, pavarësisht se vet ministri i Arsimit Arbër Ademi kishte deklaruar se një gjë e tillë nuk do të lejohet. Drejtori i shkollës së Haraçinë tregon se tashmë një vit janë në pritje të një përgjigje nga dikasteri i Arsimit për hapjen edhe të një paralele shtesë në shkollën e fshatit Orllancë.

Shpresojmë tash të fillojmë të kemi përgjigje dhe do na e lejonjë nji paralele. E kemi edhe në bazë të ligjit, nëqoftëse e kalon mbi 31 duhet te hapet edhe nji paralele mirëpo për fat të keq te ne nuk u hap ajo paralele, por besoj që tash me ndihmën edhe të mediave do ta korrim këtë sukses.. Do të punojmë në dy ndërrime, objekti si objekt është, ka vend, vetëm se presim prej ministrisë së Arsimit që ta lejoje një vend pune -deklaroi Azam Aki, dejtor i Sh.f “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Përveç shkollës në Haraçinë, edhe shumë shkolla tjera janë në pritje të hapjes së paraleleve shtesë për shkak të stërngarkimit me nxënës. Madje, shumë shkolla janë në pritje edhe të rikonstruimit të objekteve ekzistuese. Ndërkohë, fëmijët e Vizbegut, lagjes Bardhi, të Idrizovës, Kllukvescit dhe Sellcës vazhdojnë të jenë në pritje të ndërtimit të objekteve të reja shkollore në vendbanimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat