Kosovës ia mbyll dyert edhe Maqedonia e Veriut, për të kaluar kufirin kërkohet testi i bërë brenda 72 orëve - Bota Sot
Kosovës ia mbyll dyert edhe Maqedonia e Veriut, për të kaluar kufirin kërkohet testi i bërë brenda 72 orëve

Maqedonia

Kosovës ia mbyll dyert edhe Maqedonia e Veriut, për të kaluar kufirin kërkohet testi i bërë brenda 72 orëve

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 21:26
Ilustrim

Maqedonia e Veriut ka vendosur që t’ua mbyll dyert disa shteteve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën si masë parandaluese kundër pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nxjerrë një vendim me anë të të cilit ka vendosur që t’i mbyll kufijtë me Kosovën.

Sipas mediave për të kaluar kufirin Kosovë – Maqedoni duhet që qytetarët ta kenë bërë testin ndaj koronavirusit, i vlefshëm jo më pak se 72 orë.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Pressing, e ka komentuar këtë vendim duke thënë se është e padrejtë që Maqedonia e Veriut të kërkojë test nga qytetarët e Kosovës.

“E padrejtë të kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, ka thënë Zemaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat