Përmbyset një furgon me emigrant në Strumicë - Bota Sot
Përmbyset një furgon me emigrant në Strumicë

Maqedonia

Përmbyset një furgon me emigrant në Strumicë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 09:49
Foto

Shtatë emigrantë janë lënduar në një aksident me furgon, i cili mbrëmë është përmbysur në rrugën magjistrale Strumicë-Vallandovë, tek udhëkryqi për fshatin Raborci.

Siç thonë nga SPB Strumicë, shoferi i furgoni ka ikur, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes ka kryer policia dhe prokuroria.

Gjatë shpëtimit të të lënduarve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Strumicës, të cilët kanë përdorur makinë speciale.

Ky është aksidenti i dytë brenda dy ditëve, ku aksidentohet makina me emigrant. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat