“Kathimerini”: Maqedonia e Veriut zgjedh të ardhmen e saj - Bota Sot
“Kathimerini”: Maqedonia e Veriut zgjedh të ardhmen e saj

Maqedonia

“Kathimerini”: Maqedonia e Veriut zgjedh të ardhmen e saj

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:09
Foto Ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme, pas anulimin tre mujor për shkak të coronavirusit, do të mbahen zgjedhjet kyçe, ku do të vendoset nëse ky vend do të vazhdojë me rrugën euroatlantike, që u hap me Marrëveshjen e Prespës apo do të kthehet në pasiguri, që do të rrezikonte perspektivat e qytetarëve, por edhe marrëdhëniet me Greqinë. Kështu vlerëson gazeta greke ‘Kathiemrini”.

“Marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit u përmirësuan me nënshkrimin e Marrëveshjes për emrin në vitin 2018. Ish-kryeministri Zoran Zaev kishte guxim të bëjë kompromis që do të sjell përfitime për Maqedoninë e Veriut. para se gjithash, vendi është anëtar i plotë i NATO-s, dhe u përmirësuan edhe mundësitë për anëtarësim drejt BE-së, dhe me sa duket vendi është i vendosur të jetë në këtë rrugë. Në të kundërtën e kësaj, opozita vazhdimisht flet kundër Marrëveshjes së Prespës, që i rrezikon përfitimet e vendit. Qytetarët do të vendosin se në cilin drejtim do ta çojnë vendin dhe kush do të jetë prioriteti i vendit”, thuhet në gazetën greke.

Kjo gazetë vlerëson se Greqia dëshiron të vazhdojë me mbështetjen e vendit në rrugën e saj euroatlantike dhe reformuarave të saja institucionale, dhe ofron veten si partner tregtarë vetëm me kushtin që Marrëveshja e Prespës do të mbështetet nga Qeveria në Shkup.

“Greqia paraqet edhe barrierë siguri dhe i mbron vendin nga rreziqet nga jashtë. Fluturimet e mëhershme nga avionët grek dhe amerikan mbi Maqedoninë e Veriut është rikujtim për këtë”, thuhet në tekst.

Autori potencon se edhe Greqia është një nga përkrahëset më të mëdha të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat