Shkup, autobusët e rinj ekologjikë lëshohen në qarkullim - Bota Sot
Shkup, autobusët e rinj ekologjikë lëshohen në qarkullim

Maqedonia

Shkup, autobusët e rinj ekologjikë lëshohen në qarkullim

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:32
Foto Ilustrim

Që sot nëpër rrugët e Shkupit mund të shihen autobusët e rinj ekologjikë të cilat i furnizoi Bashkia e Shkupit.

“Një transport publik më ndryshe … Shkupi një tregim më ndryshe…”, shkroi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov ‘Facebook’.

Bashkia e Shkupit nënshkroi marrëveshje me MAN-in kroat për furnizimin e 33 autobusëve të rinj me gaz të cilët do të jenë pjesë e autoparkut të Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) prej të cilave 21 janë me platformë të ulët me kapacitet të mëvetësishëm prej 85 udhëtarësh dhe 12 autobusë më të mëdhenj me platformë të ulët me kapacitet prej 149 udhëtarësh. I përmbushin standardet për emetimin e gazrave EURO 6.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat